Pallati Buckingham është vendosur “në bllokim” pasi një burrë u arrestua me dyshimin për posedim të armëve pasi ai hodhi “fishekë të armëve” jashtë rezidencës mbretërore – vetëm disa ditë nga kurorëzimi i Charles.
Pallati Buckingham është një rezidencë mbretërore në Londër dhe selia administrative e monarkut të Mbretërisë së Bashkuar.
Këto veprime, siç raportojnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, kanë ardhur pas veprimeve “të dyshimta” në territorin e pallatit, tha policia.
Një kordon është vendosur pasi burri u ndalua nga policia rreth orës 19:00 të martën pasi iu afrua portave të pallatit, tha Scotland Yard.
Ai u arrestua me dyshimin për posedim të një arme sulmuese.
Nuk ka raportime për të shtëna apo plagosje të oficerëve apo publikut. /Telegrafi/