Site icon Telegrafi

Pallaska: BE-ja po i frikësohet eksodit të kosovarëve, prandaj s’ka liberalizim vizash

Avokati Dastid Pallaska duke folur për kushtëzimin që Bashkimi Evropian po i bën Kosovës për heqjen e vizave, ka thënë se nuk është e drejtë që Demarkacioni me Malin e Zi të jetë arsye e mosliberalizimit të vizave për Kosovës, por, sipas tij, kjo nuk është arsyeja kryesore që kosovarëve nuk po iu lejohet të lëvizin lirshëm në Evropë.

Pallaska në emisionin “Komiteti”, që transmetohet në RTV Dukagjini ka thënë se shqetësimin kryesor i BE-së është ndonjë ikje masive e qytetarëve të Kosovës nga vendi, në qoftë se iu lejohet të udhëtojnë pa viza.

Sipas Pallaskës, BE-ja po justifikon dështimin e Qeverisë për arritjen e ndryshimit dhe ngritjen e mirëqenies, në mënyrë që qytetarët të mos e konsiderojnë largimin nga vendi si opsion.

Avokati ka thënë se Kosova gjithsesi që duhet t’i këtë kufijtë e shënuar, dhe se Demarkacioni duhet të shqyrtohet nëse është apo nuk është bërë saktë, por kjo nuk duhet të vendoset si kusht për liberalizim të vizave./Express/

Exit mobile version