Site icon Telegrafi

Palestinezja që humbi nënën, tri motrat dhe dy vëllezërit nga sulmet ajrore në Gazë

Një vajzë e re palestineze ka humbur të ëmën, tri motrat dhe dy vëllezërit kur shtëpia e tyre në Gazë u bombardua, është bërë e ditur nga Kryqi i Kuq i Palestinës.

Siç raporton Sky News, kjo organizatë humanitare postoi fotografitë e Haya Arouq nga spitali ku shihet në karrocë, pasi ka pësuar lëndime serioze, transmeton Telegrafi.

Ekipi i mjekëve brenda Kryqit të Kuq të Palestinës, i kanë ofruar ndihmën e parë Hayas dhe babait të saj, pasi dyshja humbën pjesën tjetër të familjes.

Lexo po ashtu Ministri i Jashtëm izraelit kritikon ashpër Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, thotë se është rrezik për paqen botërore

Në anën tjetër luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në Khan Younis, ku raportohet se shumë civilë kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e objekteve të shkatërruara gjatë sulmeve ajrore të izraelitëve.

Ndërkaq nga IDF-ja kanë bërë të ditur se po vazhdojnë të godasin objektet që Hamasi i shfrytëzonte si qendra stërvitore. /Telegrafi/

 

Exit mobile version