Palestinezët në Rripin e Gazës e falën namazin e Fitër Bajramit në rrënojat e xhamive të shkatërruara, në shkollat strehuese në të cilat ishin zhvendosur dhe në sheshe publike në shi dhe mot të ftohtë.
Që nga sulmi i Hamasit mbi territorin izraelit, IDF-ja izraelite ka kryer vazhdimisht sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, duke shkatërruar 229 xhami dhe 297 që janë shkatërruar pjesërisht, transmeton Telegrafi.
Në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, ku më shumë se një milion qytetarë u zhvendosën, një numër i njerëzve të zhvendosur falen namazin e Bajramit në shkollat pranë tendave.
Disa organizata morën iniciativën për të shpërndarë ëmbëlsira dhe lodra për fëmijët, në një përpjekje për të sjellë një buzëqeshje në fytyrat e tyre pavarësisht rrethanave të vështira. Namazi i Bajramit u mbajt edhe në rrënojat e xhamisë Al-Farouq.
Në kampin Jabalia, në veri të Rripit të Gazës, një numër qytetarësh falin namazin e Bajramit në sheshe publike, nën dritën e shiut dhe motit të ftohtë. /Telegrafi/