Izraeli i ka dhënë ultimatum palestinezëve që deri në ora 16:00 të braktisin Gazan.
Ushtria izraelite po përgatitet të futet në Rripin e Gazës, një javë pas sulmit të militantëve të Hamasit në Izrael.
Tashmë janë raportuar shumë viktima dhe dëme materiale nga të dyja palët, raportojnë mediat e huaja.
Në rrjetet sociale janë publikuar qindra mijëra fotografi dhe video pas sulmeve të Izraelit në Gaza ndërsa një prej tyre është bërë virale.
Në fakt, disa persona mundohen t’ia shpëtojnë jetën një njeriu që ka mbetur nën rrënojat e një shtëpije pas sulmeve me raketa të izraelitëve.
Duke e thirrur atë nga nën rrënoja, vendasit ndihmojnë palestinezin, i cili ka ngecur nën shtëpinë e tij të shkatërruar duke i siguruar pak ujë të pijshëm përmes një tubi.
Ndryshe, Izraeli pritet të nis sot ofensivën tokësore pas asaj ajrore dhe për këtë i ka paralajmëruar qytetarët në Gaza. /Telegrafi/
Calling him from under the rubble, locals in Gaza help a Palestinian man who is stuck under his demolished house by providing him with some drinking water, using a pipe. pic.twitter.com/JsMGIdKMi7
— TIMES OF GAZA (@Timesofgaza) October 14, 2023