Autoriteti Palestinez (PA) ka filluar vaksinimin kundër COVID-19 në Bregun Perëndimor të okupuar pasi ka marrë 2,000 doza nga Izraeli, thanë zyrtarët palestinezë.
Vaksinat Moderna janë grupi i parë i 5,000 të vaksinave të premtuara që do të shpërndahen nga Izraeli për punonjësit mjekësorë palestinez, raporton aljazeera.
Në javët e fundit, Izraeli është përballur me një presion në rritje global, duke përfshirë edhe nga Kombet e Bashkuara, për të ndihmuar palestinezët që jetojnë nën okupimin izraelit në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës të rrethuar për të fituar qasje në vaksinat, transmeton Telegrafi.
“Ne filluam sot”, tha Ministri Palestinez i Shëndetësisë, Mai al-Kaila të martën, duke shtuar se një furnizim me doza do të dërgohej në Gaza, një territor i bllokuar nga Izraeli i kontrolluar nga grupi palestinez Hamas.
“Ne i kemi dhënë përparësi më të lartë personelit shëndetësor … dhe atyre që punojnë në njësitë e kujdesit intensiv”, tha ajo në një video të shpërndarë nga televizioni palestinez.
Palestinezët shpresojnë të marrin dhjetëra mijëra doza të tjera në javët e ardhshme përmes një programi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). /Telegrafi/