Izraelitët thonë se banorët e Gazës duhet të shkojnë në jug para se të ndërhyn këmbësoria.
Civilëve që jetojnë në Gazën veriore u është thënë nga ushtria izraelite që të përdorin dy rrugë për të shkuar sot në jug, sipas një zëdhënësi.
Në një deklaratë të publikuar në gjuhën arabe në platformën X, (ish-twitter), zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Avichay Adraee tha se dy rrugë mund të përdoren “pa pengesa” midis orëve 10:00 dhe 16:00.
#عاجل 🔴بيان مهم لسكان مدينة غزة🔴 ناشدناكم في الأيام الاخيرة مغادرة مدينة غزة إلى جنوب وادي غزة بهدف الحفاظ على سلامتكم. أود إبلاغكم بأن جيش الدفاع الإسرائيلي سيسمح بالتحرّك على الشوارع المُشار إليها دون أي اذًى بين الساعات 10:00- 16:00. من أجل سلامتكم، استغلوا الوقت القريب من… pic.twitter.com/zNSq1hnLQY
— افيخاي ادرعي (@AvichayAdraee) October 14, 2023
Ata që jetojnë në qytetin e Gazës janë këshilluar të lëvizin në jug nga Beit Hanoun në Khan Yunis, përpara një ofensive të mundshme tokësore nga ushtria izraelite.
Njerëzit që jetojnë pranë plazhit dhe në perëndim të Olive do të lejohen gjithashtu të lëvizin në rrugët Daldul dhe Al-Sana drejt Salah Al-Din dhe Al-Bahr, shton Adraee.
Ndryshe, Izraeli ka nis një ofensivë pas sulmit të papritur të Hamasit në territoret izraelite. /Telegrafi/