Site icon Telegrafi

Palestinezët akuzojnë IDF-në: Izraelitët në Gazë kanë arrestuar qindra banorë të Gazës, nuk dihet se ku janë

Autoritetet palestineze kanë akuzuar sot ushtrinë izraelite se ka arrestuar qindra banorë të Gazës, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur si dhe ku gjendet dhe pse po akuzohen.

“Izraeli nuk ka treguar sa persona ka arrestuar gjatë operacioneve të saj në Gazë”, tha Kadura Fares, kreu i komisionit të burgosurve.

“Kemi frikë se janë vrarë pasi që janë arrestuar dhe marrë në pyetje”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

“Sipas burimeve brenda qeverisë izraelite, fjala është për 105 të arrestuar, për të cilët nuk dihet asgjë tjetër”, theksoi Fares.

Lexo po ashtu Ishte dëshmitare e vrasjes së prindërve nga Hamasi, festoi ditëlindjen e katërt në robëri – 4 vjeçarja u lirua të dielën

Ushtria izraelite i është përgjigjur pyetjes së AFP-së, duke u arsyetuar se “në këtë fazë nuk mund të komentojnë këtë çështje”.

Në shtatë javë luftë dhe katër ditë armëpushim, forcat izraelite kanë arrestuar qindra palestinezë që lëviznin nga jugu i Rripit të Gazës në autostradën Salahedin.

Sipas Kombeve të Bashkuara, kjo është rruga e vetme nëpër të cilën guxojnë të lëvizin.

Palestinezët i thanë në KB se ushtria izraelite në atë rrugë ka vendosur pikë kontrolli të pajisur me kamera për identifikimin e fytyrave që kontrollohen nga distanca nga ushtria. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version