Site icon Telegrafi

Palestina nderon dëshmorët me një park përkujtimor

Policia izraelite ka pastruar një kopsht përkujtimor që ishte ndërtuar në lindje të Jerusalemit për të përkujtuar jetën e “dëshmorëve” palestineze që vdiqën duke marrë pjesë në sulmet e fundit ndaj izraelitëve.

Persona të panjohur kanë mbjellë pemë të cilave u kanë bashkangjitur fotot e të paktën 47 “martirëve” palestinezë të vrarë në valët e fundit të sulmeve të dhunshme, sipas raporteve të medias izraelite. Policia tha se parku ishte uzurpuar “pa leje”.

Autoritetet e Jerusalemit iu janë referuar njerëzve të përkujtuar në memorial, si terroristë, ndërsa shumë palestinezë i shohin ata si heronj. Ky nuk është rasti i parë i mbështetjes publike për atë që janë bërë të njohur si “knife intifada”.

Exit mobile version