Site icon Telegrafi

Pal Lekaj: VV u kthye në Kuvend për t’i ndihmuar Qeverisë (Video)

“Rikthimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend ka qenë i habitshëm, sepse ata kanë qenë këmbëngulës që nuk do të ulën në Kuvend para se të dakordohemi se nuk do të implementohen dy marrëveshjet. Dhe, në fakt, kthimi i VV-së ka qenë gabim, i pakuptimshëm dhe deri diku edhe qesharak”, ka thënë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në emisionin “Kontakt”, me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel.

Sipas tij, shumë seanca të Kuvendit kishin dështuar për shkak të kuorumit, mirëpo pas kthimit të Vetëvendosjes, ajo po ia plotëson numrat Qeverisë.

“Nuk ka se si të kuptohet ndryshe përpos që Vetëvendosje është kthyer në Kuvend për t’i ndihmuar koalicionit qeverisës”, ka deklaruar Lekaj.

Koalicioni qeveris, sipas deputetit të AAK-së, nuk po del që është koalicion elefantësh, ashtu siç ishte deklaruar, sepse nuk po arrin t’i sigurojë 2/3 e votave për marrëveshje të rëndësishme.

Exit mobile version