Site icon Telegrafi

Pal Lekaj: Kryeministër, lexoje këtë mbishkrim të rugovasve (Foto)

Shefi i Grupi Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ditë më parë i kishte bërë kërkesë kryeministrit Mustafa që të shkojnë bashkë për të shikuar nga afër tokat që po i humb Kosova.

Mirëpo, këtë rrugë Lekaj e kishte marrë dje pa Kryeministrin Mustafa, por më bashkëpartiakët e tij nga AAK-ja.

Gjatë rrugës bjeshkëve të Rugovës, atje ku është kufiri me Malin e Zi, Lekaj kishte hasur në një mbishkrim të vendosur nga rugovasit në kundërshtim të demarkacionit, të cilin përmes një postimi në Facebook, ia rekomandon ta lexojë kryeministri Mustafa.

Postimi i plotë i Lekajt:

“Kryminister lexoje ketë mbishkrim që e kan shkruar Rogovasit

Kryeministër, edhe pse para disa ditesh të ftova që të shkojmë bashkë për të parë se deri ku ka hy Mali i Zi me miratimin e komisionit dhe tuajin, në tokat tona. Ju, duke e ditur se e vërteta është në anën tonë, nuk u përgjigjet.

Dje ishte njëra ndër shumë ditët më plotë argumente se, Kosova ka humbur mbi 8000 hektarë tokë. E këtë e hasëm gjatë vizitës me kryetarin Haradinaj, deputetë dhe shumë qytetarë që i bëmë atyre bjeshkëve të brezit kufitar.

Ja, po ti ofrojmë disa nga ato argumente” (sic), ka shkruar Lekaj, duke postuar foto të mbishkrimit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version