Site icon Telegrafi

Pakujdesia e gruas së Szczesnyt, i shfaqen të pasmet në festën e Krishtlindjes së Juventusit (Foto)

Juventusi organizoi festën e krishtlindjeve me të gjithë futbollistët, trajnerët dhe stafin drejtues të klubit bardhezi.

Në festë ishin pikërisht bashkëshortet, apo të dashurat e futbollistëve, ato që tërhoqën më shumë vëmendjen.

Por, Marina Luczenko, bashkëshortja e portierit polak të bardhezinjve, Szczesnyt, ishte ajo që u bë vërtetë protagoniste.

Fustani që Marina kishte zgjedhur të vishte, ishte i hapur në pjesën e shpinës, por një pakujdesi e polakes, bëri që t’i zbuloheshin të pasmet, duke përfunduar menjëherë në objektivin e paparacëve.

Portieri është i dyti në aradhën e portierëve të klubit italian.

Kohëve të fundit ai ka marrë më shumë minutash, por duket që kjo ka ndikuar që bashkëshortja e vet të entuziazmohet.

Fotot e gruas së portierit bënë xhiron e medieve italiane. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version