Një fotografi shokuese është duke qarkulluar në të cilën thuhet se shihet një “bombë tubi” e gjetur në zyrat e CNN në SHBA – në të cilën supozohet se në të mund të shihet edhe flamuri i ISIS-it.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rrjeti televiziv amerikan kishte pranuar një pako të dyshimtë, e njëjta gjë që i ishte dërguar edhe në shtëpitë e Hillary Clinton dhe Barack Obama.
Dhe siç shkruan DailyStar, bëhet fjalë për fotografi që supozohet të jetë një “bombë tubi” e cila ishte dërguar në zyrat e CNN, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë mundur të vënë në pah “zbulimin shokues”.
Ata pretendojnë se bëhet fjalë për flamurin e zi dhe të bardhë të ISIS-it në anën e pajisjes shpërthyese.
I ashtuquajturi “shenjë xhihadi” në figurë mban një ngjashmëri të madhe me flamurin zyrtar të organizatës terroriste. /Telegrafi/