Policia holandeze ka arritur të sekuestroj në portin e Roterdamit më shumë se dymijë kilogramë kokainë, vlera e të cilës kap shumën e mbi 151 milionë euro, kanë bërë të ditur zyrtarë të sigurisë së këtij vendi.
Sipas zyrës së prokurorit në Roterdam, 2.020 kilogramë kokainë janë gjetur në pakot e bananeve që kishin ardhur nga Ekuadori, që për destinacion kishte një kompani hungareze.
Zyrtarët e portit dhe doganës në Roterdam kanë sekuestruar në total 38 mijë kilogramë kokainë gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/