Site icon Telegrafi

Pakot me dekorimet e thyeshme, postieri i gjuajti shkallëve qëllimisht (Video)

Postieri i një kompanie për dërgesa të shpejta, i hodhi qëllimisht pakot me dekorime të thyeshme, nëpër shkallët e një shtëpie në West Yorkshire.

Për fat të mirë, pronari ishte afër dhe reagoi me shpejtësi, megjithëse dy prej pakove ishin hedhur teposhtë, transmeton Telegrafi.

“Kur i bërtita, ai ndaloi dhe pjesën tjetër i zbriti ngadalë prej furgonit. Ishte e vrazhdë të shihej”, ka thënë blerësi, që pagoi afro 600 euro për dekorimet kineze.

Me të hapur pakot, ai pa se objektet që ishin brenda nuk ishin thyer dhe nuk deshi ta paditë kompaninë që e kontraktoi për transport. Por, nuk e la pa e turpëruar postierin e papërgjegjshëm, që bëri kreu këtë veprim të qëllimshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version