Telegrafi

Pakoja e televizionit ishte e rëndë për hajnin e ngathtë, me vështirësi e futi në veturë (Video)

Lënia e pakove me mallra të shtrenjta, para dyerve të shtëpive, nuk do duhej të ishte praktikë e asnjë kompanie që merret me dërgesa.

Por, pikërisht këtë e kishte bërë një postier në Maryland të shteteve të Bashkuara, duke bërë që televizioni të bëhet cak për hajna, transmeton Telegrafi.

I dyshuari i ngathtë që e kapi pakon, u ngatërrua disa herë, për shkak të peshës dhe formave të papërshtatshme. Me vështirësi e futi në veturë, ndërsa u largua me derë hapur, sepse nuk po i mbyllej.

Policia është duke e kërkuar hajnin, i cili ishte i shoqëruar nga shoferi i veturës, ndërsa u kërkua që të mos lihen pako para dyerve të shtëpi, kur brenda nuk ndodhen banorët. /Telegrafi/