Site icon Telegrafi

Pakoja e pestë ekonomike parashikon mbështetje për pagat, shlyerjen e kamatave, dhe kredi pa kamatë

Sipas paketës së pestë antikrizë me vlerë 160 milion euro, 1.92 miliardë denarë janë dhënë për mbështetjen e pagave për muajt shkurt dhe mars të këtij viti, i cili do të mbulojë rreth 60.000 punëtorë, ndërsa mbështetja do të jetë në shumën prej 14.500 deri 21.776 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç tha kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp, kjo masë është opcionale, domethënë kompanitë do të mund të përdorin atë ose masën për kredi me interes zero në aktivitetet e turizmit, artizanateve, hotelierisë, transportit.

Sipas kësaj pakete, e cila përfshin 29 masa antikrizë të grupuara në 4 kategori, parashikohet që ndërmarrjet publike në nivelin shtetëror të shlyejnë kamatat për borxhet e qytetarëve, ndërsa Zaev u bëri thirrje kompanive private që t’i bashkohen kësaj mase.

Ai shtoi se mbështetja e shumicës së masave do të përdoret deri në fund të vitit 2021 për të pasur, siç tha ai, ndikim dhe efekt në ekonomi.

Sipas Qeverisë, kjo paketë bazohet drejtpërdrejt në katër të mëparshmet dhe synon ta çojë ekonominë drejt ritmeve të rritjes prej 4-5 përqind, pra dinamikën e rritjes së para-pandemisë./Telegrafi/

Exit mobile version