Telegrafi

Pakistani në listën e zezë të Uashingtonit për liritë fetare

SHBA-ja ka vendosur Pakistanin në listën e zezë të vendeve që përcaktohen veçanërisht si shqetësues në çështje të lirisë së fesë, njoftoi sot shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.

Ky vendim rrezikon të dëmtojë më shumë marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve, ndërkohë që Uashingtoni akuzon vazhdimisht Islamabadin se strehon kryengritësit që luftojnë trupat afgane dhe amerikane në Afganistan, shkruan ATSH.

Pakistani ishte vendosur më parë në mbikëqyrje para një viti për shkelje të lirive fetare, që administrata e Donald Trump e ka shndërruar në prioritet në çështjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Futja e Pakistanit në listën e zezë rrit presionin më shumë dhe i hap rrugën sanksioneve të mundshme diplomatike ose ekonomike.