Site icon Telegrafi

I pakënaqur me pamjen, Robert Berisha i nënshtrohet një ndërhyrje estetike në fytyrë (Foto/Video)

Këngëtari Robert Berisha duket se ka vendosur t’i nënshtrohet së fundmi një ndërhyrje estetike.

Arsyeja pse ka vendosur ta bëjë këtë gjë, është se këngëtari është i pakënaqur me rrudhat në fytyrën e tij.

Këtë ndërhyrje, 39 vjeçari ka vendosur ta bëjë në një klinikë private në Zvicër.

Lajmin për këtë gjë e bëri të ditur vet ai, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këtë ndërhyrje ai e ka kryer te klinika e ish-reperes kosovare Lil Vlora.

Gjithçka duket të ketë shkuar mirë, kjo pasi pak minuta më vonë, Berisha ka publikuar një tjetër fotografi duke paralajmëruar pjesëmarrjen në një emision vendor këtë të diel.

Ndryshe, gjatë muajve të nxehtë ai ishte shumë aktiv me projekte të reja në muzikë, si dhe koncerte. /Telegrafi/

Exit mobile version