Site icon Telegrafi

Pak sekonda para përfundimit të finales portieri i dytë i Realit dha 12 minuta shtesë? Jo, ishte gjithçka pjesë e festës së kampionëve (Foto)

Real Madridi fitoi ndaj Juventusit në finale të Ligës së Kampionëve me rezultat 1-4.

Pak sekonda para përfundimit te banka rezervë u shfaq dikush, i cili sinjalizonte 12 minuta lojë shtesë.

Por, e gjitha kjo ishte në formë të shakaje pasi ai ishte portieri i dytë i Realit, Kiko Casilla, i cili me numrin 12 simbolizonte 12 titujt që kanë fituar në garën më të madhe evropiane për klube.

Real Madridi bëhet me këtë rast edhe klubi i parë që e fiton Ligën e Kampionëve dy herë radhazi që kur kjo garë ka formatin e tanishëm. /Telegrafi/

Exit mobile version