Telegrafi

Pak sekonda i janë dashur Xhakës të dashurohet me Arsenalin (Video)

Dje (e hënë) Granit Xhaka ka vizituar ambientet e skuadrës së tij të re, Arsenalit.

Xhaka ka vizituar ambientet e klubit londinez dhe normalisht që pjesa më e bukur ishte momenti kur ai u njoh me pamjen fantastike të Emirates.

Lexo më shumëNga gruaja e Xhemailit, te puthja ngushëlluese që mori Xhaka – gara e bukurosheve në tribuna (Foto)

Me të parë këtë ai ka thënë “I love it (e dua”) dhe kjo ka bërë që tifozët e Arsenalit të shpërthejnë në rrjetet sociale me komente pozitive ndaj tij.

Vlen të theksohet se Xhaka është transferuar nga Borussia Moenchengladbach për 30 milionë funte. /Telegrafi/