Prezantuesja nga Shqipëria, Kiara Tito, është bërë nënë për herë të parë pak javë më parë.
Ajo dhe partneri i saj, artisti shkodran Luiz Ejlli, kanë mirëpritur një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin, Luna Mari.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 duket se po shijon kohën me të bijën.
E njëjta ka sjellë dy fotografi nga plazhi, ku shfaqet duke e mbajtur në krah.
“Princesha e vogël e mamit”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Të shumta qenë edhe komentet pozitive që ka marrë krahas imazheve.
Kiara dhe Luizi u njohën në edicionin e dytë të BBVA, ku edhe më pas u martuan dhe krijuan familje. /Telegrafi/