Ajo vetëm pak ditë më parë solli projektin e ri muzikor të quajtur, “Sa kem pi”.
Bëhet fjalë për këngëtaren Ana Kabashi, e cila po shijon suksesin e kësaj kënge që për pak ditë mblodhi mijëra klikime në platformën YouTube.
Megjithatë, ajo duket se nuk po ndalet me kaq pasi ka nisur përgatitjet për një prurje të re.
Këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë në Instagram, ku shfaqet nga një studio muzikore.
“Kurrë mos u ndal”, ka shkruar Kabashi.
Reagimet në pjesën e komenteve kanë qenë nga më të ndryshmet, fansat e së cilës mezi po presin për projektet e reja.
Sido që të jetë, presim të shohim në vazhdim se çfarë do të na sjellë bukuroshja nga Peja. /Telegrafi/