Egla Ceno po vazhdon të shijojë jetën pas fitores në Big Brother VIP Albania 3.
Ajo këtë kohë ka qenë duke u marrë më shumë me veten e duke shijuar bukuritë e Shqipërisë.
Fituesja e edicionit të tretë ka bërë një ndryshim në pamje, duke bërë flokët e kuqe.
Aktorja shqiptare ka postuar një video në Instagram, për të marrë edhe përshtypjet e fansave.
“Më shkojnë apo jo?”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Egla ishte shumë e komentuar për mënyrën se si u shfaq në Big Brother VIP.
Ajo pati shumë momente e situata të ndryshme gjatë rrugëtimit të saj në këtë format. /Telegrafi/