Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një mesazhi në Twitter ka thënë se derisa pritet të votohet për transformimin e FSK-së në Ushtri, duhet pasur parasysh edhe disa gjëra.
Në këtë drejtim, ai ka thënë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të saj të sigurisë dhe marrëdhëniet paqësore, reciprokisht të dobishme me fqinjët e saj, po aq sa edhe forca dhe profesionalizmi i forcave të saj të armatosura.
“Derisa Kuvendi vepron sot, le të kujtojmë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të saj të sigurisë dhe marrëdhëniet paqësore, reciprokisht të dobishme me fqinjët e saj, po aq sa edhe forca dhe profesionalizmi i forcave të saj të armatosura”, ka shkruar Kosnett në Twitter.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot në ora 10:00 do të mbajë seancë plenare ku do të votohen tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Njohës të sigurisë në vend kanë thënë se kjo Forcë do të jetë në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të vendit, ndërsa tashmë kësaj Force do t’i nevojiten kapacitete të reja njerëzore, infrastrukturore si dhe pajisje tjera. /Telegrafi/
As the Assembly acts today, let’s remember that a country’s security depends on the quality of its security relationships – and peaceful, mutually beneficial relations with its neighbors – as much as on the strength and professionalism of its armed forces.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) December 14, 2018