Telegrafi

Pak para premierës së “Fifty Shades Freed”, Rita Ora me probleme shëndetësore (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë ndodhet në Paris të Francës.

Ajo ka shkuar atje për promovimin e filmit “Fifty Shades Feed”, film në të cilin ajo luan rolin e motrës së protgonistit kryesor, Mian.

Rita gjithashtu, së bashku me Liam Payne janë këngëtarët e kolonës zanore të filmit, me titull “For You”.

Rita Ora dhe Liam Payne (Foto: Getty Images)

Mirëpo, vetëm pak para se të jepej premiera e këtij filmi, këngëtarja shqiptare ka hasur në një problem shëndetësor.

Ajo përmes një fotografie të publikuar në Instagram, bëri të ditur se i është sugjeruar nga mjeku që të mos këndojë, kjo për shkak të një infeksioni në fyt.

Rita Ora (Foto: Getty Images)

Sapo u zgjova për punë në paris në orën 8:00, kur fillova të shkruaja këtë status. Kuptova se diçka nuk ndjehesha mirë. Vizitova një doktor dhe ai më tha që kam laringit të rëndë dhe një infeksion në fyt. Kurrë nuk kam dëgjuar për këtë të dytën më parë. Është gjithmonë e frikshme kur zëri yt është në një gjendje të brishtë! Mos u shqetësoni, unë jam ende duke u përpjekur me gjithë vështirësitë që të performoj me Liam Prayne në premierën e “Fifty Shades Feed”! Më uroni fat! “, ka njoftuar këngëtarja Ora në Instgram. /Telegrafi/