Site icon Telegrafi

Pak para aterimit në aeroportin e Austinit, tre pasagjerë rrahen brutalisht – ndërhyjnë të tjerët për ta qetësuar situatën

Ky është momenti kur ndodh një rrahje brutale mes pasagjerëve që me sa duket u nxit për shkak të një ulëseje, pak momente pasi aeroplani i aviokompanisë American Airlines të zbriste në Austin të Teksasit.

Videoja shfaq tre burrat që rrahen derisa po udhëtonin nga New Orleans, e një person i katërt bën të pamundurën për t’i ndarë dhe ta vë situatën nën kontroll, transmeton Telegrafi.

Gjithçka fillon kur një burrë iu kundërvihet dy tjerëve dhe fillon t’i godasë, e ata i kundërpërgjigjen duke iu vërsulur. E nga kjo përleshje gjatë orvatjeve të tyre e ka pësuar edhe një grua, që dëgjohej duke thënë “mos më godisni”.

Në një kumtesë të aviokompanisë amerikane, thuhet se treshja janë ballafaquar me policinë që pas aterimit ka ndërhyrë dhe i ka marrë në pyetje.

Madje dy prej tyre janë dërguar në paraburgim me të zbritur në aeroportin ndërkombëtar të Austin – Bergstrom. /Telegrafi/

Exit mobile version