Site icon Telegrafi

Pak orë pasi solli në jetë djalin, biondja zbuloi se partneri po e tradhtonte me tjetrën – gjithçka filloi me hapjen e telefonit të tij

Vetëm pak orë pasi solli në jetë foshnjën që e ka me të dashurin, një nënë e njohur si @Aubrecita, aksidentalisht zbuloi se partneri i saj po e tradhtonte me një femër tjetër.

“Sapo ushqeva foshnjën time disa orëshe në spital, infermieret më kërkuan ta regjistroj orën kur e kam ushqyer, kështu mora telefonin e të dashurit që po flinte, për të kontrolluar orën”, tha biondja që punon si OB/GYN sonografe, në videon që mori mbi 8 milionë klikime, transmeton Telegrafi.

Ajo në video shfaq ekranin e iPhone të partnerit, që kishte fotografinë e djaloshit të sapolindur dhe njoftimin për mesazh të ri nga një grua që ishte regjistruar me emrin Marissa, që i kërkonte ta vizitonte.

E ky mesazh shokoi amerikanen e cila e publikoi në TikTok si dëshmi videon, sesi krejt aksidentalisht zbuloi se partneri po e tradhtonte me një tjetër. /Telegrafi/

@aubrecita I know—I can’t believe he let his battery get that low either #babydaddyproblems #postpartum #formerteenmom ♬ original sound – kooze
Exit mobile version