Site icon Telegrafi

Pak mjaltë sivjet në Kosovë

Një produkt që kultivohet në masë të madhe në Kosovë, mjalti, sivjet ka rënie të rendimentit dhe mos mbështetje institucionale për këtë sektor bujqësor.

Kultivuesi i mjaltit, Sylejman Preniqi, nga fshati Hade i Obiliqit, i cili ka në pronësi 330 koshere, ka nxjerr fare pak mjaltë, krahasuar me tri vitet e kaluara.

“Rendimenti ka rënë në gjithë Kosovën, dhe nuk e kemi përkrahjen e shtetit. Këtë vit është një vështirësi me e madhe për kultivuesit e mjaltit. Subevncinimin nga Ministria e Bujqësisë ende nuk e kemi marrë”, thotë Preniqi.

Mungesa e mjaltit po ia vështirëson mbijetesën kësaj familje, ngase kanë të vetmin burim financiar.

Edhe Izet Graiçevci, bletar, ankohet se 90 përqind është më i ulët rendimenti i mjaltit

“50 kilogramë mjaltë ka lëshuar vitin e kaluar një koshere, kurse sivjet një koshere 1 kilogram. Ka bletë që nuk ka mundësi me i marr mjaltin, sepse rrezikohet mbijetesa”, thotë Graiçevci.

Ndërsa, këshilltari për medie i ministrit të Bujqësisë, Shkëlzen Dragaj, tha se këtë vit vetëm sektori i bletarisë për herë të parë ka pasur rritje nga subvencionimi, prej 10 euro sa ka qenë, sivjet është 15 euro.

Dragaj tha se natyrisht kjo është një ndihmesë e madhe.

Për ankesat e fermerëve për grante, Dragaj tha se granti është proces i aplikimit dhe secili që i plotëson ato kushte do të jetë përfitues./rtk/

Exit mobile version