Mason Greenwood është përcjellur nga një drejtor sportiv të hënën, duke sugjeruar se ai mund të rikthehet përsëri tek Manchester United.
Anglezi u transferua në La Liga pasi bordi i klubit mori vendimin se ai nuk mund të vazhdonte më karrierën në “Old Trafford” pas një hetimi për sjelljet e tij jashtë fushës.
22-vjeçari ishte arrestuar në janar të vitit të kaluar pas një sërë akuzash në drejtim të tij për përdhunim. Shërbimi i Prokurorisë i hodhi poshtë të gjitha akuzat në shkurt të këtij viti dhe Greenwood u shpall i pafajshëm.
Ish-reprezentuesi anglez është integruar tek ekipi i parë i Getafes pasi iu bashkua klubit madrilen në shtator.
Dhe Paul Mitchell ishte parë prezent në ulëset e stadiumit “Coliseum” të hënën, duke përcjellur nga afër Getafen në ndeshjen që ata fituan me rezultat 1-0 ndaj Cadizit.
Mitchell është një nga drejtorët sportivë më të famshëm dhe më të suksesshëm në botë, i cili është vlerësuar me zbulimin e disa prej talenteve të rinj më të mirë në botë.
Ai ka qenë i lidhur me një lëvizje te United si pjesë e një ndryshimi të menaxhmentit, nëse Sir Jim Ratcliffe përfundon me sukses blerjen e 25 për qind të aksioneve dhe merr kontrollin e transferimeve.
Greenwood është ende teknikisht një lojtar i United pasi ai është në Getafe në huazim. 22-vjeçari do të jetë sërish anëtar i “Djajve të Kuq” pasi të përfundojë periudha e huazimit.
Nëse Sir Jim Ratcliffe merr përsipër një pjesë të United, ai mund të jetë më i hapur për të rikthyer Greenwood sesa pronarët aktualë. Greenwood startoi për Getafen ndaj Cadizit ku dha një asistim në minutën e 76-të.
Deri më tash ai ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime në nëntë paraqitje në të gjitha garat./Telegrafi/