Site icon Telegrafi

Pak ditë pasi u nda nga bashkëshortja, Stine nis pushimet luksoze në ishujt Maldive

Foto: Stine/Instagram

Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Stine, i ka dhënë fund lidhjes së tij disa vjeçare me ish-bashkëshorten e tij.

Lajmin për këtë e bëri të ditur vet ai përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku e falënderonte ishbashkëshorten për emocionet e bukura që i ka dhuruar, teksa jepte lajmin e hidhru se gjithçka mes tyre ka përfunduar.

Duket se pas kësaj ngjarje në jetën e tij private, këngëtari ka pasur nevojë për pak qetësi dhe relaks.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai ka bërë të ditur së fundmi përmes një fotografie të publikuar në Instagram, se ka vendosur t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi.

Stine ka zgjedhur ishujt Maldive për të shijuar plazhin në ditët e ngrohta që po mbizotërojnë atje.

“Mirëmëngjesi nga një tjetër kënd”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, teksa shfaqej në brendësinë e një prej resorteve më luksoze në Maldive.

Ndër të tjerash, Stine është edhe një prind mjaft i përkushtuar, pasi me ish-bashkëshorten kanë një vajzë të pagëzuar me emrin Estia. /Telegrafi/

Exit mobile version