Telegrafi

Pak ditë pasi konfirmoi lidhjen e saj të re me Callum Turner, Dua Lipa shihet e vetme në Los Angeles

Dua Lipa ishte veshur me një pallto të gjatë të bardhë të premten ndërsa po largohej nga “Sunset Tower Hotel” në shiritin e perëndimit të Hollywoodit.

Këngëtarja e hitit “Dance the Night”, 28-vjeçare, kishte flokët e kuqe të rregulluara prapa dhe të varur pas shpinës ndërsa mbahej ngrohtë me pallton e saj.

Çizmet e zeza me taka të larta vinin në dukje nga fundi i palltos dhe ajo mbante një çantë dore të zezë me akcente metalike, shkruan DailyMail.

Ajo shikonte në largësi për të shmangur kontaktin me sy me kalimtarët ndërsa priste makinën e saj në stacionin e parkimit të hotelit ku preferojnë të qëndrojnë të famshmit.

Lexo po ashtu Zhgënjen Dua Lipa, mbetet jashtë nominimeve të "Oscars 2024" për kolonën zanore të filmit "Barbie"

Kjo shfaqje e re vjen pasi këngëtarja e hitit “Cold Heart” konfirmoi lidhjen e saj me aktorin e “Fantastic Beasts”, Callum Turner, 33-vjeç.

Këngëtarja e këngës “Levitating” konfirmoi lidhjen e saj të re javën e kaluar ndërsa ata shkëmbyen puthje jashtë restorantit të preferuar, “Sushi Park”.

Çifti nuk mund të ndante duart nga njëri-tjetri ndërsa Callum e tërhoqi Duan në një përqafim teksa ajo u përkul për një puthje.

Dua më parë ishte shfaqur e ngrohtë me të dashurin e saj ndërsa e mbështeti atë në një seancë ‘pyetje-përgjigje’ për serialin e tij të ri “Masters Of The Air”.

Lexo po ashtu I rritur në banesa të socialit dhe i shëruar nga varësia e drogës - kush është i dashuri i ri i Dua Lipës, aktori Callum Turner?

Një burim i brendshëm u tha: “Është lidhje e re, por ata janë të çmendur pas njëri-tjetrin”, dhe shtoi: “Ajo ishte në premierë për ta mbështetur atë”.

Ndërkohë që tani po shfaqet e ngrohtë me Callumin, Dua në të njëjtën kohë ka incizuar këngët e albumit të saj të tretë në ardhje.

“Mendoj se kam një ide për llojin e personit që jam në dashuri dhe marrëdhënie, dhe ndjehem sikur është gjithçka ose asgjë”, tha ajo.

“Kur jam me dikë, jam aty për ta dhënë 100 për qind, e gjitha”, tha Dua në një intervistë të fundit për Rolling Stone. /Telegrafi/