Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ditë më parë ka qenë pre e një skandali mediatik.
Kjo pasi asaj iu publikua një video eksplicite, ku ajo shihej e zhveshur teksa një mashkull mbante me duar gjoksin e saj.
Mbi videon në fjalë ajo nuk bëri asnjë reagim, madje qëndroi e heshtur për disa ditë në rrjetet sociale.
Megjithatë, së fundmi ajo theu heshtjen duke publikuar disa fotografi të reja në InstaStory.
“Kam disa karamele të papara me sy për ju”, shkroi ajo në mbishkrimin e disa fotografive, ku shfaqej me bikini të zeza.
Tutje, ajo nuk i ndali paraqitjet e zjarrta duke publikuar edhe disa të tjera rresht në InstaStory.
E për fund, ajo iu bëri thirrje fansave që nëse duan të shohin më shumë, të drejtohen për në rrjetin social Only Fans, ku ajo ka hapur një llogari tash e sa kohë.
“Nëse doni të shihni disa fotografi të tjera, të cilat janë shumë të zjarrta për Instagram”, shkroi Haxhia teksa i orientoi fansat për në llogarinë e saj në rrjetin social për të rritur. /Telegrafi/