Site icon Telegrafi

Pak ditë pas vrasjes së Albert Krasniqit, Lluni i bën një dedikim në rrjete sociale

Të mërkurën (27 janar) një vrasje e rëndë ndodhi në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë, me ç’rast mbeti i vrarë ish-anëtari i Babastars, Albert Krasniqi.

Ky i fundit dyshohet se u vra nga babai i tij, Skënder Krasniqi, ndërsa ngjarja tronditëse ndodhi rreth orës 17:00.

Alberti përveç se ruante raporte shumë të mira me një pjesë të grupit Babastars, ai ka qenë mik i mirë edhe i shumë emrave të tjerë të estradës.

Lluni (Foto: Instagram)

Së fundmi ka qenë reperi i njohur Lluni, ai i cili ka shprehur ngushëllimet e tij në një postim të ndarë në InstaStory.

Postimi në fjalë paraqet Llunin në një pozë përkrah Albertit dhe disa miqve të tyre të përbashkët.

Lexo po ashtu I jepet lamtumira e fundit Albert Krasniqit, në varrim e pranishme edhe Besa Gashi

“Pusho në paqe, Albert Krasniqi”, ka shkruar ai.

Foto: Instagram

Ndërkohë, Skënder Krasniqit gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”. /Telegrafi/

Exit mobile version