Telegrafi

Pak ditë pas rastit të Bebe Rexhës, edhe Ava Max sulmohet – fansi ngjitet në skenë dhe e godet në fytyrë

Ditë më parë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, u sulmua nga një person gjatë koncertit të saj në New York.

Ai e gjuajti atë me telefon drejt e në kokë duke i shkaktuar lëndime në fytyrë dhe gjithçka është dokumentuar në një video, të cilën e pa e gjithë bota.

E pak ditë pas kësaj ngjarje e shëmtuar, një ndodhi e pakëndshme në koncert i ka ndodhur edhe artiste tjetër shqiptare të përmasave globale, Ava Max.

Lexo po ashtu Mund të dënohet me një vit burg, burri që goditi Bebe Rexhën me telefon thotë se mendonte që ajo do ta kapte atë dhe të bënte një 'selfie'

Teksa po performonte para fansave të saj në San Diego, një fans është ngjitur pa leje në skenë dhe e ka goditur atë në fytyrë.

Pas këtij gjesti, burri në fjalë është tërhequr zvarrë menjëherë nga truprojet për t’u nxjerrë nga skena, gjersa këngëtarja ka vazhduar interpretimin e saj.

Lexo po ashtu Pas incidentit të fundit reagon i dashuri i Bebe Rexhës, Keyan Safyari: Krenar me këtë grua të fortë

Videoja e momentit në fjalë është shpërndarë me të madhe në Twitter, me shumë prej fansave që e kanë kritikuar veprimin e fansit. /Telegrafi/