Prej disa ditësh reperi i njohur shqiptar, Getinjo, është bërë pjesë e shtëpisë së famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
E këtë duket ta ketë ndjerë më shumë vëllai i tij, Gramos Aliu – Mozzik, me të cilin ka një raport shumë të ngushtë.
Ai ditë më pa tha se kishte harruar që Geti është në BBVK dhe se i shkroi disa herë në rrjetin social, WhatsApp.
Sidoqoftë, krijuesi i hitit “Bespreme” zbuloi së fundmi se ka bërë tatuazh portret fytyrën e Getinjos.
“Vëllai im i vërtetë. Getinjo”, ka thënë më tej 27-vjeçari.
Që nga hyrja e Getoar Aliut (emri i vërtetë) në Big Brother, Mozzik është treguar një përkrahës i madh duke e ndjekur vazhdimisht.
Krahas Getit, në Big Brother VIP janë edhe 13 banorë të tjerë që garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/