Telegrafi

Pak ditë pas dasmës përrallore në Shqipëri – Elgit Doda dhe Klea Huta nisin muajin e mjaltit në Turqi

Foto: Screenshot/Instagram

Elgit Doda dhe partnerja e tij, Klea Huta, u martuan rreth një javë më parë në Shqipëri.

Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni përrallore në jug të Shqipërisë.

Dasma e tyre u komentua jashtëzakonisht shumë në rrjet për ambientin e mahnitshëm si dhe për organizimin.

Foto: Screenshot/Instagram

Pak ditë pas kësaj, ata njoftuan përmes rrjeteve sociale se po shijojnë muajin e mjaltit.

Lexo po ashtu Në ditën e dasmës - Klea Huta ia dedikon një këngë Elgit Dodës

Çifti i njohur i showbizit si destinacion kanë zgjedhur Turqinë, përkatësisht në Bodrum.

Foto: Screenshot/Instagram

Të njëjtit zgjodhën që dasmën ta bëjnë pikërisht në trevjetorin e lindjes së djalit të tyre, Kridit.

Në po atë ditë, Klea ia kushtoi një këngë artistit shqiptar të titulluar “4”. /Telegrafi/