Elgit Doda dhe partnerja e tij, Klea Huta, u martuan rreth një javë më parë në Shqipëri.
Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni përrallore në jug të Shqipërisë.
Dasma e tyre u komentua jashtëzakonisht shumë në rrjet për ambientin e mahnitshëm si dhe për organizimin.
Pak ditë pas kësaj, ata njoftuan përmes rrjeteve sociale se po shijojnë muajin e mjaltit.
Çifti i njohur i showbizit si destinacion kanë zgjedhur Turqinë, përkatësisht në Bodrum.
Të njëjtit zgjodhën që dasmën ta bëjnë pikërisht në trevjetorin e lindjes së djalit të tyre, Kridit.
Në po atë ditë, Klea ia kushtoi një këngë artistit shqiptar të titulluar “4”. /Telegrafi/