Telegrafi

Pak ditë pas aksidentit, Gjiko prezanton veturën e tij më të re super luksoze (Foto)

Reperi i njohur Gjiko të hënën e kësaj jave u përball me një aksident trafiku aspak të këndshëm.

Gjatë kohës sa po udhëtonte në tunelin e Kalimashit, në dalje të tij, vetura në të cilën ndodhej reperi u përplas papritmas me një kamion.

Nga e gjithë kjo ngjarje, makina e Gjikos kishte përfunduar e demoluar plotësisht.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe reperi është bërë sërish me veturë të re, mjaft luksoze.

Disa imazhe të publikuara nga Elita Rudi në InstaStory, kanë prezantuar makinën më të re të Gjikos, e cila duket të jetë një “Porche”.

Marka e kësaj veture është nga më të shtrenjtat në treg, me çka duket se Gjiko nuk e ka pasur edhe aq shumë problem blerjen e një makine të tillë, në bazë të fitimeve të mëdha që siguron nga muzika. /Telegrafi/