Reperi i njohur shqiptar, Capital T, me datën 19 shtator do të mbajë një koncert madhështor në Tiranë.
Pak ditë para koncertit, i njëjti është takuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
28-vjeçari ka publikuar disa fotografi nga takimi me kryebashkiakun, derisa kanë folur për projektin “Time Capsule”.
“Mirëmëngjes nga Bashkia e Tiranës, faleminderit kryetar Erion Veliaj për përkrahjen e madh në projektin tonë Time Capsule i cili do të ndodh pas disa ditësh në shehin Nënë Tereza”, ka shkruar ai krahas imazheve.
Kapo po ashtu ditë më parë mbajti një konferencë për media, ndërsa shpalosi detaje më të hollësishme rreth kësaj mbrëmjeje madhështore.
Ndryshe, ky do jetë koncerti i parë recital i reperit shqiptar përgjatë gjithë këtyre viteve karrierë, dhe nuk ka dyshim se do jetë i paharruar. /Telegrafi/