“Kitty Cut” po vjen si prerja më trendi e flokëve të verës
Nëse mendoni se prerja bob ka dalë nga lista e protagonizmit këtë verë, atëherë e keni gabim!
Thuajse të gjitha versionet e prerjeve, nga ajo flutur, te prerja bishtpëllumb apo bob që janë kaq të njohura, ato kanë një element të përbashkët: shtim të volumit të flokëve, ndaj po ju njohim me trendin e ri “prerja kotele” (‘kitty cut’).
Çfarë është prerja kotele?
Një prerje tipike me shkallëzim të theksuar që bie në fytyrë në pjesën e përparme, me gjatësi mbi supe për të krijuar më shumë vëllim.
Nëse shtoni disa balluke të gjata ose të shkurtra, ju i keni dhënë një “prekje” më klasike pamjes suaj.
howtohair #howtotiktok #trendinghair #trending ♬ This Will Be – audios4you
Për kë është e përshtatshme prerja e kotele?
Kjo varet nga lloji i flokëve tuaj!
Prerja kotele mund të funksionojë te flokët e drejtë, me onde dhe kaçurrela, pra mund të përshtatet me çdo gjatësi.
Një gjë është e sigurt: Nëse doni të bëni një super ndryshim në pamje, prerja kotele është përgjigjja.
Nëse jeni të interesuar të kaloni në një prerje më të ashpër, por nuk jeni plotësisht të sigurt për ndryshimin, prerja e kotele është gjëja e duhur për të filluar.