Kei dhe Fiorentina janë bërë serish “shoqe” pasi janë sqaruar rreth situatës së krijuar mes saj Fiorentinës dhe Vivit për çështjen e gatimit.
“Më vjen plasja që unë dhe ti bëjmë debat”, shprehet Kei, ndërsa Fiorentina i thotë “Se mua më vjen plasja kur diskutoj me ty për diçka dhe vjen futet dikush tjetër”, duke iu referuar ndërhyrjes së Keit kur ajo po diskutonte me Vivin.
Pasi tonet janë ulur dhe Kei i ka kërkuar që të menaxhojë më ndryshe situata me Vivi, ato të dyja janë përqafuar me njëra-tjetrën.
Big Brother Albania aktualisht po zhvillon edicionin e 9-të.