Telegrafi

Pajtim Kasami ftohet nga Zvicra për herë të parë që nga viti 2016

Pajtim Kasami është ftuar nga përfaqësuesja e Zvicrës që të jetë pjesë e ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Lojtari shqiptar me pasaportë zvicerane do të jetë pjesë e helvetikëve, për herë të parë që nga viti 2016.

Në një njoftim nga Baseli, skuadra ku aktualisht luan Kasami, është konfirmuar lajmi për ftesën nga Helvetikët.

“Pajtim Kasami është ftuar nga ekipi kombëtar. Është hera e parë për të që nga viti 2016”, ka shkruar skuadra zvicerane.

Kasami po kalon nëpër një formë të mirë te Baseli, derisa kompletoi kalimin në verën që shkoi te skuadra aktuale. /Telegrafi/