Telegrafi

Pajisjet shtëpiake që shpenzojnë energji edhe kur nuk janë në përdorim

(Foto: Pexels)

Pajisjet shtëpiake, si karikuesit, televizorët ose konzolat e lojërave, mund t’ju sjellin kosto shtesë kur janë në prizë, edhe pse nuk janë në përdorim.

Nga përdorimi i mençur i ngrohjes deri te monitorimi i përdorimit të pajisjeve të kuzhinës, ka shumë ndryshime të vogla që mund të bëni që mund t’ju kursejnë para në faturat e energjisë elektrike.

Një nga gjërat që mund të mos e keni menduar është se sa energji harxhohet nga pajisjet që janë të lidhura në prizë, por që nuk përdoren.

Lexo po ashtu Fëmijët që kalojnë mbi dy orë në ditë para televizorit, kanë më shumë gjasa të krijojnë vartësi nga bixhozi, duhani, kanabisi dhe alkooli kur të rriten

Shumë prej nesh jemi fajtorë që i lëmë karikuesit e telefonave, laptopave, televizorët dhe orët, e kyçur në prizë, derisa nuk i përdorim në mënyrë aktive.

(Foto: Pexels)

Ndër pajisjet që konsumojnë më shumë energji elektrike në modalitetin e gatishmërisë, dallohen si në vijim:

Frigoriferi

Meqenëse frigoriferi duhet të jetë i ndezur gjatë gjithë kohës, nuk është për t’u habitur që më shumë se 12 për qind e energjisë së shpenzuar nga gjithë pajisjet e amvisërisë vjen vetëm nga kjo pajisje.

Natyrisht, nuk mund ta fikni frigoriferin vetëm kur nuk e përdorni, por ka mënyra për t’u siguruar që ai të funksionojë sa më me efikasitet të jetë e mundur. Pastrimi i rregullt i frigoriferit, brenda dhe jashtë, është mënyra më e thjeshtë për t’u siguruar që të funksionojë me efikasitet.

Lexo po ashtu Nëse i vini fëmijët në gjumë duke parë televizor, do të ketë pasoja shëndetësore në të ardhmen

Televizori

Një studim i vitit 2021 zbuloi se gati 98 për qind e familjeve britanike pranojnë se e lënë televizorin në gatishmëri gjatë gjithë kohës, derisa shumica prej tyre konsideronin (gabimisht) se fikja me telekomandë e fikë plotësisht.

(Foto: Pexels)

Konzolat e lojërave

Konzolat e lojërave priren të lihen po aq shpesh të kyçura sa televizorët dhe shpesh anashkalohen. Thjesht duke u siguruar që ato janë fikur plotësisht, mund të kurseni një sasi të konsiderueshme parash çdo vit.

Karikuesit

Ne jemi të gjithë fajtorë që i lëmë karikuesit në prizë dhe të gatshëm për t’i karikuar pajisjet tona sa herë që na duhen, edhe pse kjo i shtohet faturave të energjisë elektrike. Ndërsa lënia e një karikuesi bosh në prizë mund të mos jetë më e shtrenjta, kjo shton kosto të panevojshme. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Disa të vërteta dhe të pavërteta lidhur me sytë dhe shikimin