Telegrafi

Pajaziti: Subjektet që fitojnë nga votat e blera nuk janë legjitime

Sociologu Ali Pajaziti vlerëson se çështja e tregtimit gjegjësisht komercializimit të votave të qytetarëve të Maqedonisë është një dukuri dhe një fenomen që ndiqet në disa cikle zgjedhore dhe flet për një dukuri devijante gjegjësisht patologjike që shfrytëzohet nga subjekte të caktuara politike për të rekrutuar qytetarë të cilët do të votojnë për ata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se subjekte të caktuara politike veprojnë në këtë mënyrë për qëllime pragmatiste duke shfrytëzuar momentin ekonomik të qytetarëve dhe duke e targetuar këtë kategori.

Sipas tij, veprime të tilla të subjekteve politike bien ndesh me kodin etik dhe me vlerat njerëzore./Telegrafi/