Site icon Telegrafi

Pajaziti nuk e di nëse i kanë votat e mjaftueshme për Demarkacionin

Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, thotë se nuk e di nëse koalicioni qeverisës i ka votat për ta kaluar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend.

Pajaziti ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re”, se po presin që demarkacioni të vijë në Kuvend.

“Të them të drejtën, nuk e di për vota. Nuk i kemi verifikuar qëndrimet e gjithsecilit, por ne duhet të presim që demarkacioni të vijë në Kuvend, pastaj do të shihet gjithçka. Është keq që tani të merremi me spekulime numrash në kohën kur pritet te ne përgjegjësia më e madhe, si deputetë, si parti politike, dhe si institucione për t’i dhënë rrugë një procesi kaq të stërzgjatur dhe që lidhet me interesat jashtëzakonisht të rëndësishme të qytetarëve”, është shprehur Pajaziti.

Ai ka theksuar se partneriteti ndërmjet partnerëve të koalicionit është i mirë.

Pajaziti ka thënë se edhe në rast se nuk do të kalojë demarkacioni me Malin e Zi, s’ka arsye për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Exit mobile version