Site icon Telegrafi

Pajaziti: Komisioni i ri për Demarkacionin pa risi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti tha të hënën se Komisioni i ri për Demarkacionin nuk ka sjell risi në raportimin e tij të sotëm para Komisionit për Integrime Evropiane.

Pajaziti ka thënë se meqenëse Komisioni nuk ka pasur risi nuk është dashur fare që sot të raportonin, por të prisnin për ndonjë ditë tjetër.

“Atëherë keni fol si ekspert e sot nuk keni sjell diçka konkrete… Mendoj që duhet të sillni argumente e sot treguat veç vizitën që keni kryer jashtë vendit. Na trego diçka që këtë proces me mbyll në të mirë të vendit. Ju folët vetëm për komisioni  e kaluar. Nëse ka që lidhet diçka me atë komision le të merret drejtësia. Duhet të na e ndriçoni situatën”, tha ndër të tjera Pajaziti.

Exit mobile version