Site icon Telegrafi

Pahor konfirmon se dëshiron të zëvendësojë Lajçakun në dialog

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka konfirmuar për agjencinë sllovene të lajmeve STA se është i interesuar për pozicionin e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, në të cilin ai do të pasonte Miroslav Lajçakun, mandati i të cilit përfundon në gusht.

Gazeta sllovene “Delo” raportoi dje se ish-presidenti i Sllovenisë mund të jetë i dërguari i ri i BE-së për dialog dhe Pahor e konfirmoi këtë sot për STA duke thënë se është i interesuar ta zëvendësojë Lajçakun.

Lexo po ashtu Borut Pahor synon të jetë pasardhës i Lajçakut si emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

Paraprakisht, kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, ka deklaruar se e mbështet pa kushte Pahorin në kandidaturën e tij për postin e Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialog.

Mbështetje për këtë detyrë, Pahorit i ka dhënë edhe ministrja e Jashtme, Tanja Fajon.

Pahor është i njohur për avokimin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, por edhe për faktin se insistoi në përmbushjen e marrëveshjeve të Brukselit dhe formimin e asociacionit.

Nga 2012 deri 2022 ishte president i Sllovenisë, dhe së fundi me ish-shefen e tij të kabinetit Alja Brglez themeloi Institutin e Miqve të Ballkanit Perëndimor (FOVB).

Exit mobile version