Të interesuarit që paguan rreth dy euro për të hyrë në një kopsht zoologjik në Yulin të Kinës, kanë mbetur të habitur, kur panë se kafshët ishin zëvendësuar me goma të fryra.
Ata janë mllefosur, pasi në reklamë ishte thënë se do të ketë pinguinë, por në fakt ato ishin vetëm lodra që ngjajnë me këto gjallesa, transmeton Telegrafi.
Për më keq, disa breshka ishin vënë në hapësira shumë t ndyta, ndërsa kërkohej që t’ju hidhen para po që se dikush dëshiron të ketë fat në të ardhmen.
Nuk kanë munguar pulat, gjelat dhe disa rosa, por vizitorët nuk patën aq interesim për t’i parë. /Telegrafi/
https://youtu.be/bPQyFr6zRTw