Shumë të pasur janë mbledhur në Moranello të Italisë, ku është zhvilluar një ankand për të shitur disa modele Ferrari.
Në mesin e tyre ishte edhe një LaFerrari, i cili nuk mund të vozitet në rrugë sepse nuk është homologuar kurrë dhe është vetëm për ekspozim, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, kjo nuk i ka penguar një blerësi, që pagoi dy milionë euro, vetëm që ta kenë në pronësi.
Duke konsideruar se një makinë e ngjashme, që është e mundur të vozitet normalisht kushton rreth tre milion euro, pagesa që është paguar po konsiderohet enorme.
Por, blerësi është një persona shumë i pasur, që ka në koleksion një LaFerrari normal dhe ky i fundit është vetëm ekspozim. /Telegrafi/